Kujdes, pamje të rënda! Incident në protestë, goditet me grusht Sali Berisha

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 12:29 | Politikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në nisjen e protestës së opozitës. Një person ka goditur me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Menjëherë, agresori u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe mbështetësit demokratë.

Protesta vijoi normalisht, me Berishën që madje mbajti fjalim disa minuta pas incidentit dhe u shpreh se "asgjë nuk na mposht".

Sipas informacioneve të para dyshohet se personi është me probleme të shëndetit mendor. Ai është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Tepelena.

Pas goditjeve të marra nga truprojat e Berishës, Shehu është transportuar në spitalin e Traumës. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se atje, ai është arrestuar nga efektivët e policisë.

Mësohet se ai iu afrua turmës me vrap dhe goditi edhe disa operatorë të mediave për t’i hapur rrugën para se të mbërrinte para kryetarit të PD, duke e goditur në fytyrë.

Një person ka goditur me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ai dhe protestuesit po shkonin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Personi është izoluar dhe rrahur nga truprojat dhe mbështetës të tjerë të opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos