All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Marrëveshja Kosovë-Serbi e bën botën më të sigurt”. Së shpejti, vizita e Trump në Prishtinë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 14:44 | Kosova
“Marrëveshja Kosovë-Serbi e bën botën më të
All - Paragraf - 1

Administrata Trump i rikthehet sërish marrëveshjes Kosovë-Serbi. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Departamenti i Shtetit vlerëson ujdinë e arritur dhe, siç thotë, guximin e madh të treguar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç për normalizimin ekonomik.

“Duke vepruar kështu, ata bënë që vendet e tyre, Ballkani dhe Bota të jenë më të sigurt”, shkruhet në postimin e DASH. Ndërsa, i dërguari i posaçëm për dialogun, Richard Grenell, ka konfirmuar se shumë shpejt Presidenti Trump do të vizitojë Kosovën dhe rajonin. Megjithatë nuk ka konfirmuar një datë.

All - Paragraf - 3

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë për vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohet me një gjë të tillë”, është shprehur Grenell për Radion Serbe në Çikago, sipas asaj që raportojnë media të Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/04/trump-dite-historike-ne-nje-pjese-teper-te-bukur-te-botes-mezi-po-pres-ti-vizitoj-te-dy-shtetet/
https://a2news.com/2020/09/10/ngjela-lidershipi-yne-eshte-i-shitur-politika-amerikane-ne-favorin-tone/
https://a2news.com/2020/09/11/shba-kosova-dhe-serbia-propozohen-per-cmimin-nobel/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos