Koronavirusi në Kosovë, 3 viktima dhe 122 të shëruar

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 15:31 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 3 viktima dhe 122 të shëruar

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Numri total i vdekjeve në vend nga Covid-19 shkon në 589.

Nga 633 testime të kryera, 70 raste janë konfirmuar si pozitive, duke e çuar në 14566 numrin total të rasteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2705. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos