Marrëveshja Kosovë-Serbi, Escobar: Zbatimi fillon me krijimin e asociacionit

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 12:43 | Kosova
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Escobar: Zbatimi fillon me krijimin e

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, fillon me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Është i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Garbiel Escobar që e bën një koment të tillë pas takimit të fundit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç ku palët nuk u dakordësuan mbi statutin e asociacionit.

Escobar theksoi se brenda dy javësh kryenegociatorët e të dyja vendeve pritet të takohen për të diskutuar këtë çështje dhe të punojnë për një statut që funksionon.

“Zbatimi fillon me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky proces është shumë i rëndësishëm dhe të dyja palët, posaçërisht Kosova, duhet ta marr seriozisht dhe të ecë përpara në mënyrë të përshpejtuar”, tha Gabriel Escobar.

Sipas Escobar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përqendruar që marrëveshja e Ohrit që e quan të detyrueshme, të bëhet realitet dhe ky realitet bëhet me Asociacionin.

Ai tha se pati një përparim të vogël rreth themelimit të asociacionit në bisedimet e së martës, e po ashtu shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell foli “një hap simbolik” rreth kësaj çështjeje.

Escobar shtoi se zgjidhja duhet kërkuar në një kompromis mes palëve, duke mohuar të ketë trysni vetëm mbi Kosovën për këtë çështje.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se bisedimet janë të vështira dhe përparimi i paktë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos