
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, deklaroi pas takimit në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Sebisë, Aleksander Vucic, se këndvështrimet e dy palëve janë shumë të largëta sa i përket statutit të asociacionit.
“Dua të përshëndes faktin që ky draft është në tryezë. Kryeministri Albin Kurti ndau me ne mendimet e tij për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit serb. Dhe siç pritej, këndvështrimet e dy palëve janë shumë të largëta sa i përket statutit të asociacionit”, deklaroi Borrell.
“Nuk është se kam pritur diçka tjetër, isha i bindur se palët do të kishin mendime të ndryshme për natyrën e asociaconit. Por, edhe nëse nuk pajtohen, janë pajtuar që të fillojnë negocimin përsa i përket themelimit të asociacionit, duke e pasur këtë draft të parë, si pikë fillestare për diskutim”, shtoi Borrell. (A2 Televizion)