
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e koalicionit të ri qeveritar.
Kreu i Shtetit i uroi suksese Albin Kurtit në detyrën e re që pritet të marrë të hënën, në sfidat e reja që e presin Kosovën.
Postimi i Presidenti
Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z. Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin. (A2 Televizion)