Paketa anti-KÇK, SHBA dhe BE: Masat e reja të ndiqen përmes SPAK

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 10:02 | Politikë
Paketa anti-KÇK, SHBA dhe BE: Masat e reja të ndiqen përmes

Paketa anti-KÇK e miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare, e cila parashikon një luftë më të fortë kundër krimit të organizuar dhe parave të tyre, ka marrë së fundmi dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Përmes deklaratave për shtyp, të cilat shkojnë në të njëjtën linjë, SHBA dhe BE mbështesin aktin normativ, të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë kundër krimit të organizuar dhe kërkojnë që ai të mbështesë organet e reja të drejtësisë, në veçanti SPAK, dhe të jetë në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës.

Deklarata e SHBA

“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh”.

Deklarata e delegacionit të BE

“Ndiq paratë” është provuar se është një nga mënyrat më efektive për të goditur organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria Shqiptar i cili sjell masa të reja parandaluese për të fuqizuar luftën kundër krimit të organizuar tregon vullnet politik për të adresuar këtë çështje. Ne do të ndjekim nga afër implementimin e këtij akti normative. Është me rëndësi absolute që masat e reja ligjore të implementohen në respekt të plotë me të drejtat themelore të të akuzuarve dhe në zbatimit të principeve të shtetit të se drejtës. Është e nevojshme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK. Ne vijojmë të inkurajojmë qeverinë shqiptare të rrisë përpjekjet për implementimin e plotë të reformës në drejtësi dhe të fuqizojë shtetin e së drejtës” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/01/ligji-special-anti-kck-policia-anashkalon-prokurorine-dhe-gjykaten/
https://a2news.com/2020/01/31/paketa-anti-kck-krasniqi-krimi-dhe-korrupsioni-nuk-luftohet-me-nisma-te-tilla/
https://a2news.com/2020/01/31/ligjit-anti-kck-bardhi-sa-here-ka-nje-hall-te-madh-rama-shpik-nje-ligj-me-emer-te-madh/
https://a2news.com/2020/01/31/miratohet-paketa-kck-ministrja-gjonaj-do-te-ndeshkohet-kushdo-qe-merr-guximin-te-shkele-ligjin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos