
Ish kryeministri Sali Berisha e cilëson si një kërcënim të ri marrëveshjen e nënshkruar në Nju Jork mes ministrit të jashtëm rus, Lavrov me homologun Selakoviç për bashkërendimin e politikës së jashtme mes Moskës dhe Beogradit.
Sipas Berishës, kjo marrëveshje provon gjithashtu se Edi Rama me mbështetjen për Ballkanin e Hapur po punon për hegjemoninë ruso-serbe në rajon.
“Kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në rajonin tonë.
Duke dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë, shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politikën e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithashtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbështetjen e Ballkanit të Hapur po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)