Rama: Kemi forcuar marrëdhëniet me Serbinë, por nuk lëvizim asnjë centimetër nga pavarësia e Kosovës

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 18:04 | Politikë
Rama: Kemi forcuar marrëdhëniet me Serbinë, por nuk lëvizim

Kryeministri Edi Rama i bëri edhe një herë thirrje Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit që të bashkohen me nismën e Ballkanit të Hapur. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rama tha se kjo nismë do të lehtësojë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Masazhi më i mirë i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët dhe për të gjetur gjithmonë e më tepër arsyet e mira për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/09/24/rama-sulmon-rusine-nga-okb-agresion-mizor-ne-ukraine-i-udhehequr-nga-deliri-i-madheshtise/

“Duke forcuar marrëdhëniet e saj me Serbinë, Shqipëria as nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëvizë asnjë centimetër nga qëndrimi i saj i palëkundur që çdo vend të njohë pavarësinë e Kosovës. Thënë kjo, Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por e vetme për t’u marrë me këto çështje. Mbetem i bindur se Ballkani i Hapur vetëm sa do ta lehtësojë këtë proces”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/24/rama-ne-okb-thumbon-dick-marty-tregimtar-jo-raportues-manifest-i-propagandes-kunder-pavaresise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos