Rama në OKB “thumbon“ Dick Marty: Tregimtar, jo raportues, manifest i propagandës kundër pavarësisë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 18:26 | Politikë
Rama në OKB “thumbon“ Dick Marty: Tregimtar, jo raportues,

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama foli edhe për çështjen tashmë të vjetër të akuzave për krimet e luftës për të cilët akuzohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në veçanti akuza e trafikut të organeve të shtetasve serbë ose opozitarëve.

Duke iu referuar Marty-t, Rama deklaroi se “ai duhet të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të ishte paguar si raportues i Këshillit të Europës”.

Kryeministri e cilësoi raportin e Marty si tronditës, dhe si “manifest i propagandës mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës”, ndërkohë që sipas tij asgjë nuk doli në Kosovë apo diku tjetër që kishte të bënte me trafikun e organeve.

https://a2news.com/2022/09/24/rama-kemi-forcuar-marredheniet-me-serbine-por-nuk-levizim-asnje-centimeter-nga-pavaresia-e-kosoves/

Dhe ndërkohë që këto akuza u treguan të pabaza, sipas tij një skandal ndodhte aty ku “presidenti Hashim Thaçi është arrestuar pa padi, imagjinoni udhëheqësin e vendit tuaj që mbahet një vit i izoluar nga një organizëm që paguhet nga vende demokratike”.

https://a2news.com/2022/09/24/rama-sulmon-rusine-nga-okb-agresion-mizor-ne-ukraine-i-udhehequr-nga-deliri-i-madheshtise/

Rama deklaroi në OKB se shpreson se Asambleja e Këshillit të Europës “do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë, duke rikthyer besueshmërinë e këtij institucioni. Asnjë nuk mund të hedhë baltë mbi figurat e pavarësisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos