Martin Shkreli lirohet para kohe nga burgu

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 20:25 | Bota
Martin Shkreli lirohet para kohe nga burgu

Martin Shkreli është liruar nga burgu para kohe, duke e përfunduar me 5 vite burg, në vend të 7, dënimin e tij.

Avokati i 39-vjeçarit, Ben Brafman, tha për “New York Post”: “Jam i lumtur të njoftoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood, pasi i plotësoi të gjitha kushtet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij”.

https://a2news.com/2022/01/15/martin-shkreli-perjashtohet-pergjithmone-nga-industria-e-barnave-urdherohet-te-paguaje-65-milione-dollare/

Shkreli, ish-kreu i Vyera Pharmaceuticals, u dënua me burgim në vitin 2018 pasi bleu të drejta ekskluzive për ilaçin antiparazitar Daraprim për 55 milionë dollarë në vitin 2015 dhe e rriti çmimin e tij në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë për tabletë. Kompania gjithashtu bllokoi konkurrentët nga krijimi i versioneve gjenerike.

Praktikat e kompanisë nxitën zemërimin e gjerë të publikut në atë kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos