Martohet Gwen Stefani, ceremonia në Kishën që e ndërtoi vetë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 16:43 | Showbiz

Këngëtarët Blake Shelton dhe Gwen Stefani janë zyrtarisht të martuar. Ceremonia tejet intime u zhvillua në fermën e Blake Shelton në Oklahoma.

Burime për Page Six thanë se dyshja ndërtuan një Kishë me qëllim që të martoheshin atje dhe që dasma të ishte tejet private.

Blake dhe Gwen u fejuan në tetor të vitit 2020, pas pesë vitesh së bashku. Çifti u njoh në programin “The Voice” në vitin 2015, ku dy trajnerët nisën një miqësi e cila përfundoi në një lidhje romantike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos