
Ndërsa autori shqiptar fitues i çmimit europian për letërsinë po përkthehet në gjuhët ballkanike, së fundi edhe në italisht, e njëjta gjë po ndodh edhe me shkrimtaren kroate Masa Kolanoviç.
Ajo ka mbërritur në shqip falë përkthimit të Xhelal Fejzës. Me një karrierë të gjatë jo vetëm me letërsinë, por edhe me historinë e diplomacinë, Xhelal Fejza është një garanci për përkthimin sipas botuesve, të cilët e prezantuan këtë botim të ri me një takim letrar që mblodhi shumë dashamirës të librit.
Takimi u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Librit të leximit që ka hapur dyert për ftesa letrare këtë tetor të librit me titullin ‘’Fajin ma ka gjuha”. (A2 Televizion)