
Vijon moti i kthjellët me vranësira të lehta në një pjesë të madhe të vendit thuajse gjatë gjithë ditës me përjashtim të zonave malore Tepelenë, Gjirokastër dhe Përmet, ku pas mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira afatshkurtra.
Temperaturat ulen lehtë në mëngjes duke zbritur deri në 4°C, ndërsa rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar nga 19°C në zonat malore deri afër 25°C në zonat e ulëta të qarkut Fier.
Era do të fryjë e lehtë në mëngjes dhe mbrëmje, ndërsa erë deri mesatare sjell mesdita me drejtim verior duke aktivizuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë. (A2 Televizion)