Dy vepra shqiptare në italisht, shkrimtarët Ylljet Aliçka e Tom Kuka dërgojnë veprat te publiku italian

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 12:56 | Aktualitet
Dy vepra shqiptare në italisht, shkrimtarët Ylljet Aliçka e Tom

Kjo është ‘‘Letra’’, një letër artistike, një vepër e shkruar nga Ylljet Aliçka. Autori ia ka falur teatrit, këtë tekst. Nuk është hera e parë që Aliçka e bën këtë. Herë pas here, veprat e tij ia dhuron kinemasë.

Këtë herë, aktori Roerd Toçe e ka vendosur në skenën teatrale italiane dhe impakti ka qenë një duartrokitje e gjatë për të, për autorin dhe për regjinë e Salvatore Tramacere. 

‘‘Letra’’, në teatrin ‘‘Libero’’ të Palermos nuk ishte e vetmja ftesë për autorin shqiptar pasi biseda për artin vijoi edhe në librarinë Mondadori ku u jetëzua një debat mes përkthyesit Matteo Mandala dhe autorit Ylljet Aliçka.

Romani ‘‘Metamorfoza e një kryeqyteti’’ është një tjetër vepër e Aliçkës e përkthyer që po grish lexuesin italian. Tanimë të përkthyer në italisht kemi edhe romanin "Flama".

Vetë shkrimtari Tom Kuka, që ne e njohim edhe si Enkel Demi ka vizituar panairin që prezanton veprën e tij në italisht.

Si vepër fituese e çmimit europian për letërsinë, pritet që “Flama” të kapërcejë shumë kufij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos