Masa të rrepta sigurie, po kalon… Hasbulla

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 14:03 | Showbiz

Një nga personazhet më të famshëm të TikTok, Hasbulla Magomedov, i ka marrë të gjitha masat e sigurisë personale në kuadër të turit të tij në Australi.

19-vjeçari, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël, është fotografuar në Sidnei, i rrethuar nga shumë truproja.

Hasbulla u bë i famshëm në fund të vitit 2020, kur nisi të postonte video gazmore në Instagram dhe TikTok. Pamja e tij e jashtme dhe vetëbesimi i lartë që tregonte në këto video, bënë që në TikTok të grumbullonte gati 5 miliardë shikime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/05/une-jam-me-i-famshem-ai-vetem-topit-i-bie-hasbulla-sulmon-cristiano-ronaldon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos