Masakër në Burkina Faso, ekzekutohen mbi 130 civilë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 07:39 | Bota
Masakër në Burkina Faso, ekzekutohen mbi 130 civilë

Personat të armatosur vranë mbi 130 civilë gjatë një sulmi ndaj një fshati në veri të Burkina Fasos, masakër kjo që konsiderohet si ndër më të rëndat në vitet e fundit.

Shumë shtëpi dhe tregu lokal u dogjën gjatë sulmit brenda natës në Solhan.

Deri në këto momente asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje të paprecedente, por sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend, veçanërisht në rajonet kufitare.

Për këtë ngjarje reaguan në mënyrë të menjëhershme BE dhe OKB duke shprehur indinjatën e thellë për vrasjen e të pafajshmëve.

Shefi i OKB, António Guterres dënoi me forcë sulmin e neveritshëm dhe nënvizoi nevojën urgjente që bashkësia ndërkombëtare të dyfishojë mbështetjen për vendet anëtare në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti i Burkinabe Roch Kabore deklaroi tre ditë zie kombëtare duke thënë se vendi duhet të qëndrojë i bashkuar kundër forcave të së keqes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos