Masakra e Fushë-Krujës, shoqërohen mbi 10 persona

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 08:40 | Kronikë
Masakra e Fushë-Krujës, shoqërohen mbi 10 persona

Mbi 10 persona janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, lidhur me vrasjen e trefishtë të regjistruar një ditë më parë në Fushë-Krujë.

https://a2news.com/2022/07/17/atentat-ne-fushe-kruje-3-te-vdekur/

Ata janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë, që tronditi mbarë vendin.

https://a2news.com/2022/07/17/atentati-ne-fushe-kruje-nje-nga-viktimat-i-arrestuar-me-pare-per-shperndarje-kokaine/

Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë-Krujë nuk ka ambiente.

https://a2news.com/2022/07/17/masakra-e-fushe-krujes-policia-jep-3-milione-leke-per-informacione-mbi-autoret/

Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH-së kanë mbërritur në Fushë-Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.

Tre persona mbetën të vdekur pasditen e së dielës në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan mbi një makinë në ecje, e cila doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos