All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

FNSH zbarkon në Fushë Krujë, gjendet një makinë e djegur me një armë brenda saj

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 15:56 | Kronikë
FNSH zbarkon në Fushë Krujë, gjendet një makinë e
All - Paragraf - 1

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në Fushë Krujë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur këtë të diel. Mësohet se nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volswagen Passat" që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

All - Paragraf - 3

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Tre persona mbetën të vrarë pasi u qëlluan me armë teksa ishin duke lëvizur me makinë në urën e Tapizës, njëri prej tyre është identifikuar si Diklen Vata. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos