Masakra e Teksasit, autori e paralajmëroi në Facebook

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 12:16 | Aktualitet

Autori 18-vjeçar i masakrës në shkollën fillore të Teksasit, e kishte paralajmëruar krimin në mesazhe private në Facebook. CNN bën të ditur se mesazhet u ishin dërguar një 15-vjeçareje në Gjermani, të cilën Salvador Ramos e kishte njohur online. 30 minuta para se të niste sulmin me armë zjarri, Ramos shkruante se kishte planifikuar të vriste gjyshen e tij. Më vonë, deklaronte se e kishte bërë dhe në 15 minutat e fundit parë ngjarjes shkruante se do të shënjestronte një shkollë private. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos