
Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mesditën e së dielës në shtetin fqinj të Greqisë.
Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar lëkundjet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter, u regjistruan 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar nga tërmeti. (A2 Televizion)