Personi i akuzuar për vrasjet masive të së premtes në Christchurch në Zelandën e Re, besohet se ka vepruar krejt i vetëm. Sipas policisë, 3 personat e tjerë të arrestuar menjëherë pas sulmeve, besohet se nuk janë të përfshirë në ngjarje.
Ndërsa familjarët janë në pritje të trupave të viktimave, për nderimet e fundit, 34 persona të tjera të plagosur nga të shtënat me armë, qëndrojnë ende nën kujdes intensive mjekësor, nga të cilët 13 janë në gjendje kritike për jetën.
Kryeministrja Ardern paralajmëroi një reformë të re për politikat e mbajtjes së armëve ndërsa tha se Tarrant, autori i vrasjeve, kishte licencë të një dyqani armësh dhe zotëronte 5 armë.
Ai nuk kishte rekorde të mëparshme kriminale dhe kurrë më parë nuk ishte ndaluar nga autoritetet e Zelandës së Re apo Australisë.
Rrjeti social Facebook njoftoi se ka fshirë 1.5 milionë video të shpërndara në të gjithë botën 24 orët e para, pas ngjarjes, të momentit të të shtënave. (A2 Televizion)