Ish-futbollisti anglez Mike Thalassitis është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare. Ai ka luajtur në League One në Angli, ndërsa është bërë i famshëm teksa ka marrë pjesë, pasi la futbollin, në disa “reality show” në televizionet angleze.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 26-vjeçarit është gjetur në pyll gjatë ditës së shtunë, por shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.
Lajmi shokues është konfirmuar edhe nga menaxheri i tij.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pasi shoku i tij më i ngushtë Danny Cutts ndërroi jetë, po ashtu edhe pak kohë më parë vdiq edhe gjyshja e tij.
Mesazhe të shumta ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit janë postuar në rrjetet sociale nga shumë personazhe të tjerë të njohur në Angli. (A2 Televizion)