Masat antikrizë, Blushi: Paketë thërrimesh, të miratohet nisma jonë për indeksimin e pagave

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 16:42 | Politikë
Masat antikrizë, Blushi: Paketë thërrimesh, të miratohet

Partia e Lirisë e cilësoi si një paketë thërrimesh planin e qeverisë për përballimin e krizës dhe bëri thirrje që të miratohet projektligji i saj për indeksimin e pagave, i depozituar këto ditë në Kuvend.

“Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe "thërrimet" që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre!

Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:

? - Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

?-  Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

?- Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

?- Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit”, u shpreh Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos