Kriza energjetike, Rama: Mbi 800 kWh do të paguani me çmimin e tregut

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 09:25 | Politikë
Kriza energjetike, Rama: Mbi 800 kWh do të paguani me çmimin e

Kryeministri Rama ka bërë të ditur edhe njëherë tjetër se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset e vogla.

Rama theksoi se ata që do të harxhojnë më shumë se 800 KWH do ta paguajmë energjinë me çmimin e tregut.

“Ne jemi i vetmi vend që nuk e kemi prekur çmimin për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim ambicioz e kurajoz, këtë do ta shohim.

Ata që do të konsumojnë më shumë se 800 kilovat, ata me vila, pishina, për të cilët ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit. Prandaj çdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë ne synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krize”.

Ndërkohë, duke reaguar ndaj akuzave, Rama u shpreh se Shqipëria nuk është në gjendje të prodhojë të gjithë energjinë e nevojshme edhe në vitin me më shumë reshje.

“Shqipëria, edhe në vitin e vet më të mirë sa i përket reshjeve, i cili nuk po na vjen, nuk e prodhon dot të tërë energjinë që i duhet, edhe kur hidrocentralet janë plot. Ne duhet të dalim në treg dhe të importojmë. Ky është fakt”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos