Prej 28 qershorit, ndaj Kosovës, kanë hyrë në fuqi, masat e paralajmëruara më herët nga Bashkimi Europian, që u kujdes edhe njëherë të theksojë se këto nuk janë sanksione por vetëm masa të përkohshme, që do të qëndrojnë në fuqi, nëse nuk merren hapa për shtensionimin e situatës në veri. Masat përfshijnë pezullimin përkohësisht nga puna së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen. Ndërkohë takimet që nuk do të pezullohen janë ato në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë në pritje. Ekonomikisht, si do të përkthehen këto masa, për ekonominë e Kosovës, ende më e brishta ndër vendet e rajonit? Për këto foli në “Ditar” eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, sipas të cilit çdo që gjë po ndodh në Kosovës i shkon në favor armikut dhe zgjidhja e vetme është stabiliteti. (A2 Televizion)
Masat e BE ndaj Kosovës, Gërxhaliu: Situata alarmante, zgjidhja është stabiliteti
