
Shtimi i rasteve të infektimit me Covid-19 ka detyruar Inspektoratin Shëndetësor në Gjirokastër të mbyllë pjesërisht disa ambiente ku ofrohet shërbim për qytetarët, si dhe një klasë në shkollën 9-vjeçare, Avni Rustemi, në Libohovë.
Edi Sinoimeri, drejtor i këtij institucioni, shprehet se këto masa janë marrë me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes së mëtejshme të këtij virusi, ndërsa ka bërë thirrje që krahas kontrolleve në terren, qytetarët duhet të vaksinohen për të shmangur komplikacionet e rënda.
Mësohet se klasa në shkollën 9-vjeçare, Avni Rustemi, do të qëndrojë e mbyllur për dy javë, ndërsa ambientet e tjera që nuk do të funksionojnë për disa ditë janë dy zyra pranë agjencisë së Kadastrës dhe një sportel në qendrën e shërbimeve të integruara. (A2 Televizion)