Masat e reja, kryeministri njofton ngritjen e një Task Force Anti-Covid

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 13:35 | Aktualitet
Masat e reja, kryeministri njofton ngritjen e një Task Force Anti-Covid

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se javën e ardhshme do të ngrihet një Task Force institucionale Anti-Covid e cila do të kontrollojë zbatimin e protokolleve të sigurisë në të gjitha bizneset që do të hapen.

Kreu i qeverisë mes të tjerash njoftoi se në bizneset ku rreziku për përhapjen e koronavirusit është më i madh do të vendoset dhe një person që do të kontrollojë zbatimin e masave anti-Covid.

“Do ngrihet një Task Force institucionale Anti-Covid që do të ketë një bërthamë në Kryeministri dhe më pas do ketë bërthama rajonale në Bashki dhe me grupe në territor që do të shohin zbatimin e standardeve. Po punojmë për të vendosur në bizneset me protokollin e kuq, ku rreziku është maksimal, një person që do të ndjekë zbatimin e protokollit në kohë reale që të mos ketë asnjë cedim, pronar apo sipërmarrës që duke mos zbatuar masat e sigurisë të godasë shëndetin e punonjësve. Kjo do të ndihmojë shumë dhe bluzat e bardha do të jenë pjesë e pandarë e Task Forcës institucionale anti-Covid që do të jetë funksionale nga java e ardhshme”, deklaroi kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos