Masat në aeroportin e Rinasit, mjekë dhe policë kufitarë, kontrolle për koronavirusin

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 14:15 | Aktualitet
Masat në aeroportin e Rinasit, mjekë dhe policë kufitarë,

Në Rinas mbërrijnë çdo ditë persona nga kombësi të ndryshme, por fokusi i kontrolleve bie mbi ata që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Shefi i Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, në mbledhjen e Task Forcës, shpjegoi rolin e uniformave blu në masat kundër përhapjes së koronavirusit.

“Për të marrë informacionin e duhur për ata shtetas, të cilët kanë ardhur nga vendet ku është evidentuar ky koronavirus. Ne kemi përgatitur pyetësorët përkatës që u bëhen të gjithë shtetasve shqiptarë apo të huajë, të cilët hyjnë në Shqipëri”, tha Merkaj.

Ndërsa shefi i ekipit të mjekëve që inspektojnë Rinasin përmendi statistika të kontrolleve. “Vetëm një ditë më parë i është matur temperatura më shumë se 2 mijë personave”.

Ndërkaq, duket se situata në aeroportin e vetëm të vendit ishte brenda normalitetit, pasi u realizuan të gjitha fluturimet.

Ndonjë pasagjer në nisje nga Rinasi, që kishte marrë me vete maskën, ishte e vetmja pamje ndryshe nga përditshmëria e një dite të zakonshme në aeroport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos