All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Maserati prezanton mjetin e parë elektrik, "vetëtima" ndërthurje e luksit dhe materialeve të ricikluara

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 11:48 | Teknologji
All - Paragraf - 1

Maserati prezanton mjetin e parë elektrik, një ”vetëtimë” ndërthurje e luksit dhe materialeve të ricikluara

Në 2023, Maserati do t’ i bashkohet emrave të tjerë të mjeteve luksoze, si Bentley dhe Jaguar, që do të prezantojë një model elektrik, për më shumë një SUV.

All - Paragraf - 3

Bëhet fjalë për modelin Grecale Folgore, ku fjala “folgore” (vetëtimë, në italisht) përfaqëson mirë energjinë elektrike që furnizon mjetin, por edhe shpejtësinë e tij, që kap të paktën teorikisht 300 kilometrat në orë.

   

Ky është modeli i parë elektrik i markës italiane, dhe i dyti SUV në total, pas atij Levante që përfaqëson tashmë rreth 60% të shitjeve për Maseratin.

All - Paragraf - 6

Me dimensione më të reduktuara sesa Levante, modeli i ri nuk i ka zbuluar ende të gjithë specifikat e saj, duke filluar nga më e rëndësishmja për një automjet elektrik, që është autonomia e mbushjes, si dhe shpejtësia me të cilin karikohet.     

https://www.youtube.com/watch?v=nIFHuddiaIs

Ajo që dimë është bateria 400v me një kapacitet 105kWh, dhe se nuk do të mungojnë si gjithmonë materialet prestigjioze në ambientin e brendshëm, por kësaj herë të ndërthurur me një teknologji të re në tapiceri.

Bëhet fjalë për Econyl, materialin ekologjik, por tejet të fortë që vjen nga riciklimi i rrjetave të peshkatarëve. Edhe çmimi mbetet mister, por flitet për një çmim nën 100 mijë euro.   (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos