
Është liruar nga burgu ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi.
Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.
Ndërkohë, procesi ndaj tij vijon në apel, ku Gëllçi kërkon pafajësi. (A2 Televizion)