I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2, ishte Indrit Çobani, një nga aktorët bashkë me Artan Imamin e pjesës teatrale “Mashtrimi”, në skenë në teatrin ArTurbina, më 1-3 shkurt. Aktori shpjegon suksesin e një pjese që ka patur versione të ndryshme dhe të suksesshme në botë, falë lojës së kontrasteve dhe sfidës midis protagonistëve. Sipas Çobanit, “audienca bëhet vetë protagoniste, se gjatë shfaqjes duhet të ndajë kush është i mashtruari, dhe kush mashtruesi”. (A2 Televizion)
“Mashtruesi” në Tiranë, rikthehet loja e kontrasteve në ArTurbina
