Maska bëhet e detyrueshme edhe në distriktin me drita të kuqe

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 20:43 | Bota
Maska bëhet e detyrueshme edhe në distriktin me drita të kuqe

Amsterdami ka urdhëruar sot mbajtjen e maskave në vendet me shumë njerëz dhe në këto vende përfshihet edhe distrikti i famshëm me drita të kuqe.

Mbajtja me detyrim e maskave erdhi pavarësisht se autoritetet shëndetësore holandeze thanë dje se nuk ka mjaftueshëm prova për efektivitetin e maskave.

Distrikti me drita të kuqe u hap më 1 korrik pas 3 muajsh mbylljeje.

Në Holandë ka deri më sot 53 000 raste me koronavirus dhe 6145 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos