17 milionë raste në botë emergjenca Covid-19 në SHBA, 1 viktimë çdo minutë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 11:40 | Bota
17 milionë raste në botë emergjenca Covid-19 në SHBA, 1

Mbi 17 milionë persona në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19, ndërsa virusi pandemik ka shkaktuar më shumë se 667 mijë viktima në nivel global. Përhapja është rritur ndjeshëm duke marrë parasysh që në harkun kohor të vetëm 5 ditëve janë shënuar 1 milion të infektuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi më i goditur nga pandemia në të gjithë botën. Përkatësisht në ditën e fundit u regjistrua një viktimë çdo minutë, me bilancin total të jetëve të humbura që shkoi në mbi 150 mijë.

Niveli i përhapjes është më i larti në dy muajt e fundit dhe Kalifornia, Teksasi, Arizona dhe Florida po regjistrojnë pikun e pandemisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, vijon të mbështesë përdorimin e hidroksiklorokinës si trajtim kundër Covid-19 edhe pse zyrtarët shëndetësorë janë shprehur haptazi kundër këtij veprimi.

“Po mundohem të shpëtoj jetë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në një tubim në Teksas. Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan e bëri të detyrueshme përdorimin e maskës. Njoftimi erdhi nga kryetarja, Nancy Pelosi.

Vendimi u nxit nga një ligjvënës republikan, i cili krijonte shpesh polemika pasi refuzonte të vendoste maskën dhe së fundmi rezultoi pozitiv me koronavirus. Ndërkohë, shifrat e pandemisë në Shtetet e Bashkuara mundtë ulen gjatë ditëve në vijim, jo për shkak të frenimit të përhapjes, por nga mbyllja e qendrave të testimit në Florida nga një stuhi e fuqishme që pritet të kalojë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos