Maska sërish e detyrueshme në të gjitha shkollat fillore në Francë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 07:30 | Bota
Maska sërish e detyrueshme në të gjitha shkollat fillore në

Mbajtja e maskës do të jetë sërish e detyrueshme në të gjitha shkollat ​​fillore në Francë duke filluar nga e hëna e ardhshme, njoftoi Ministria e Arsimit në mbrëmje, pas fjalimit të presidentit Emmanuel Macron në Televizion.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme të gjithë departamentet do të kalojnë në nivelin 2 të protokollit shëndetësor, në të cilin të gjithë nxënësit do të mbajnë sërish maskën”, njoftoi ministria.

Nga dje, maska ​​ishte e detyrueshme për shkollat ​​fillore në 61 departamente nga 101 që janë gjithsej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos