Irani akuza të tjera SHBA: Dërgoi dronë në hapësirën tonë ajrore

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 22:12 | Bota

Vijon të përkeqësohen më tej marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA, pasi Teherani zyrtar deklaroi se pikasi dy dronë amerikanë që kishin shkelur hapësirën ajrore gjatë stërvitjeve ushtarake që u mbajtën gjatë kësaj jave.

Sipas mediave iraniane, avionët amerikanë pa pilotë hynë në hapësirën ajrore dhe ndryshuan kurs vetëm pasi u paralajmëruan nga mbrojtja ajrore iraniane.

Në këtë incident që ndodhi në Gjirin e Hormuzit raportohet të jenë përfshirë dy dronë “MQ-9 Reaper” dhe një “RQ4+ Global Hawk”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos