
Në kushte pandemie dhe me masa mbrojtëse ndaj Covid-19, është zhvilluar provimi i parë i maturës shtetërore, gjuha e huaj.
Pasi kanë kaluar testin e temperaturës, 31 mijë maturantë kanë hyrë në klasa me maska dhe doreza, për t’i dhënë zgjidhje tezes së provimit.
Dy orë zgjati testimi për 60 pyetje vetëm me alternativa. Edhe në dalje maturantët kanë ruajtur distancën, ndërsa tregojnë për mbarëvajtjen e provimit dhe vështirësinë e testit.
Për shkak të pandemisë, këtë vit çdo shkollë ishte qendër provimi. Veç administratorëve me të shumtë në numër, ishin të pranishme edhe punonjës të shëndetësisë, të cilët verifikonin respektimin e masave ndaj Covid-19.
Drejtuesit e arsimit kanë deklaruar së pandemia nuk do të cenojnë standardin e maturës shtetërore. Çdo nxënës që kapet duke kopjuar do t’i digjet shkolla për një vit. Ndërkohë, të gjitha testet këtë vit do të vlerësohen në Tiranës përmes korrigjuesit elektronik. Më 18 qershor, maturantët mbyllin të gjitha provimet e maturës për të pritur më pas udhëzimet për hyrjen në universitete. (A2 Televizion)