Fluks i lartë udhëtarësh në doganën e Morinës, Kosova heq masat në kufi

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 15:34 | Aktualitet

Kalimi i shtetasve shqiptarë drejt Kosovës i është rikthyer normalitetit mëngjesin e kësaj të hëne. Autoritetet e Kosovës kanë hequr masat që mbajtën për një javë, siç ishte certifikata mjekësore që tregonte negativitetin  ndaj Covid-19 ose karantinimi 7-ditor.

Në kufi tashmë kontrollohet vetëm temperatura dhe mbahen shënim të dhënat e udhëtarëve dhe vendin ku po shkojnë.

Ndërkohë, fluksi i lartë i qytetarëve të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë  ka bërë që të krijohen radhë të gjata, nga persona që shkonin drejt Kosovës.

Armend Zemaj, ministri i Shëndetësisë së Kosovës

Për të parë nga afër situatën, në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ishte edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, i cili ka apeluar për respektim të masave dhe këshillave nga autoritet shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka shpërndarë edhe maska për shtetasit shqiptarë që futeshin në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos