Matura Shtetërore, publikohen notat e provimit të matematikës

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 15:04 | Sociale
Matura Shtetërore, publikohen notat e provimit të matematikës

Sapo janë publikuar notat e provimit të matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin notat e tyre në linkun portalin studentor.

Provimin e matematikës e kanë kryer në total 27 543 maturantë. 1549 maturantë kanë marrë notën 4, duke mbetur, ndërsa 238 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 94,38% ndërsa nota mesatare është 6,65. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos