Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 08:19 | Aktualitet
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij të Lëndës me Zgjedhje. Testimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, sikurse edhe në 3 provimet e mëparshme.

Ky është provimi i fundit i i maturantëve. Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/18/dalin-pergjigjet-e-provimit-te-matures-ne-gjuhe-shqipe-dhe-letersi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos