“Votoni golin më të bukur”, UEFA fut “perlën” e Asanit mes 4 më të mirëve

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 09:43 | Aktualitet
“Votoni golin më të bukur”, UEFA fut

Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 ndeshjen e dytë eliminatore përballë Moldavisë, me gola të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Por goli, i parë duket se ka lënë mbresa dhe tek vetë UEFA e cila e ka futur atë mes 4 më të mirëve të mbrëmjes dhe ka kërkuar dhe votën e publikut për të vlerësuar atë që iu pëlqen më shumë.

Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës.

Golat e tjerë që mund të votohen nga fansat e futbollit janë ai i Elmas ndaj Ukrainës, goli i Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinës. (A2 Televizion)

https://twitter.com/EURO2024/status/1670200499377786881

A2 CNN Livestream

Latest Videos