
Kryeministrja Theresa May bën sot përpjekjen e fundit për të bindur ligjvënësit të mbështesin marrëveshjen e saj për Brexit, para votimit që do të mbahet të martën.
Përmes një fjalimi, numri një i Londrës do të paralajmërojë se parlamenti ka më shumë gjasa të bllokojë Brexit se sa të lejojë daljen e Britanisë pa një marrëveshje nga Bashkimi Europian. May pritet të shtojë se besimi tek politika do të lëkundet në mënyrë katastrofike nëse rezultatet e referendumit nuk do të vihen në zbatim.
Laburistët janë zotuar të nxisin një votim mosbesimi nëse marrëveshja e Theresa May nuk do të votohet. Lideri i partisë Jeremy Corbyn tha se do të votonte kundër ujdisë dhe do të angazhohej për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. (A2 Televizion)