
Shtëpia e Bardhë dënoi pretendimet e “New York Times” se FBI kishte hetuar dyshimet se presidenti Donald Trump ka punuar në mënyre të fshehtë për Rusinë, në dëm të interesave amerikane.
Sipas gazetës, autoritete e zbatimit të ligjit ishin shqetësuar nga sjellja e Trump në maj të 2017-tës, pasi presidenti shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey.
Qëllimi i hetimit ishte të zbulonte nëse Trump përfaqësonte një kërcënim për sigurinë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Senders i cilësoi pretendimet si absurde.
Ajo tha ndryshe nga ish-presidenti Obama, kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë është treguar vërtet i ashpër me Rusinë. (A2 Televizion)