Mazhoranca votoi sërish kundër ngritjes së komisionit hetimor për investimet strategjike, në konferencën e kryetarëve me dyer të mbyllura. Sipas demokratit Alibeaj, shumica parlamentare pretendoi se shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë, dhe se një komision i tillë do të shndërrohej në makth për investitorët strategjikë. (A2 Televizion)
Mazhoranca refuzon sërish komisionin për investimet strategjike, Alibeaj: Asgjësim i parlamentarizmit, Balla: Kërkesa e paligjshme
