Mbahet mend si udhëheqësi i fundit i BRSS, “Dita jonë” kujton 91-vjetorin e lindjes së Mihail Gorbaçov

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 07:39 | Lifestyle
Mbahet mend si udhëheqësi i fundit i BRSS, “Dita

Mikhail Gorbaçov (Михаи́л Серге́евич Горбачёв) ishte sekretari i fundit i përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik. Ai solli ndryshime masive ekonomike, sociale dhe politike dhe ndihmoi në dhënien fund të Bashkimit Sovjetik dhe Luftës së Ftohtë.

Megjithëse reformat ekonomike, sociale dhe politike të Gorbaçovit, si dhe sjellja e tij e ngrohtë, e ndershme e miqësore, bënë që ai të fitonte vlerësime nga e gjithë bota, përfshirë çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990, ai u kritikua nga shumë njerëz brenda Bashkimit Sovjetik. Për disa, reformat e tij ishin shumë të mëdha dhe shumë të shpejta, për të tjerët, reformat e tij ishin shumë të vogla dhe shumë të ngadalta.

Gorbaçovi dha dorëheqjen nga detyra si President i Bashkimit Sovjetik, më 25 dhjetor 1991, një ditë para se Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej zyrtarisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos