
Liderët kryesorë të Bashkimit Europian mblidhen sot në Sofje të Bullgarisë, së bashku me krerët e shteteve të rajonit të Ballkanit. Ky samit është i rëndësishëm për ne, pasi ka si synim tregun e përbashkët rajonal dhe lëvizjen e lirë mes këtyre vendeve vetëm me kartë identiteti.
Gjatë konferencës “online” dje me Presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, kryeministri Edi Rama përshëndeti pjesëmarrjen në samitin e sotëm edhe të Kosovës.
Lëvizja e lirë i shkon më shumë për shtat Kosovës, pasi ende nuk ka liri lëvizjeje.
Samiti, ku do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron nis prej orës 10:00. (A2 Televizion)