
Vijon të rëndohet situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore vendase kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të prekur me Covid-19.
Ky është numri më i lartë i viktimave që prej nisjes së pandemisë në shtetin fqinj.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2,667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 978 persona. Shqetësues është edhe fakti që janë shëruar vetëm 23 persona. (A2 Televizion)