
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej raportohet të jetë shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për koronavirusi.
Në njoftimin zyrtar të Kishës serbe, thuhet se infektimi i patriarkut u zbulua gjatë një procedure rutinë të testimit dhe se Irinej ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por u shtrua në spital për t’u mbajtur nën kontroll për shkak dhe të moshës së tij.
Lajmi vjen pak ditë pasi Irinej udhëhoqi ceremoninë mortore të mitropolitit Amfilohije, udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. (A2 Televizion)