Mbajti peng një familje për disa orë në Selenicë, pranga autorit

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 12:44 | Kronikë
Mbajti peng një familje për disa orë në Selenicë,

Policia e Selenicës organizoi me sukses operacionin e koduar “Brataj” në fund të së cilit u arrestua një person.

Në pranga ra shtetasi V. Ç., 38 vjeç i cili nën kërcënimin e një arme, mbajti për disa orë peng anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi një shumë parash.

Gjatë hetimeve rezultoi se V.C. në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Koria e Rigonit", në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç dhe 6 fëmijë të mitur.

Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari mbajti peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos