Mbante 15 doza kokainë në makinë, arrestohet

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2018, 10:51 | Aktualitet

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në Lushnjë. Policia vë në pranga 24-vjeçarin Sebastian Haliti, i cili shpërndante drogën.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme, i riu u kap në flagrancë me 15 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Si rezultat i kontrolleve u procedua penalisht dhe pasagjeri që ishte në automjet me të, një 27 vjeçar, banues në Lushnjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos